Dy ditë para ndeshjes së shumëpritur mes Kosovës dhe Greqisë, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë sfidë.
Gjyqtarit të njohur nga Republika e Çekisë, Pavel Kralovec i është besuar drejtimi i ndeshjes.
Pas barazimit me Moldavinë (1-1) të enjten në mbrëmje, Kosova këtë javë do ta zhvillojë edhe ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Saktësisht, skuadra që drejtohet nga Bernard Challandesi do të përballet me ish-kampionin e Evropës, Greqinë të dielën (6 shtator).
Kralovec do të jetë i ndihmuar nga Ivo Nadvornik dhe Tomas Mokrusch, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Miroslav Zelinka.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/