Telegrafi

Pavarsia dëshiron ta falënderojë Bushin në Kosovë (Video)

Ditë më parë, Pavarsie Sopi, një vajzë nëntëvjeçare nga Lipjani, i kishte dërguar një letër mirënjohjeje presidentit amerikan George W. Bush për rolin e tij në pavarësinë e Kosovës.

Vajza në letër i kishte shkruar presidentit se ajo kishte lindur vetëm dy minuta pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe se do të dëshironte që ai ta takonte një ditë atë.

Edhe Bush, i ka kthyer një përgjigje përmes një letre Pavarsisë së vogël, ku e kishte falënderuar dhe kishte shfaqur shpresën që një ditë ta takoj. /VoA/