Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se shkolla fillore e mesme e ulët në fshatin Balloc, e cila ka qenë paralele e ndarë e Shkollës “Ali Ajeti” në Sfeçël, tani e tutje do të pavarësohet.
Bulliqi thotë se shkolla do të funksionojë si shkollë me të gjitha të drejtat që i takojnë një institucioni arsimor, transmeton Telegrafi.
“Dje kemi marrë pëlqimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për themelimin e institucionit edukativo-arsmior (shkolla fillore e mesme e ulët) në fshatin Balloc.
Deri sot kjo shkollë ka qenë paralele e ndarë e Shkollës “Ali Ajeti” në Sfeçël. Ndërsa nga tash e tutje, kjo shkollë është pavarësuar dhe do të funksionojë si shkollë me të gjitha të drejtat që i takojnë një institucioni arsimor”, ka pohuar ai.
Tutje, ai ka shkruar se kjo ka qenë kërkesë e kahershme edhe banorëve të këtij fshati.
“Urime banorëve, stafit të shkollës dhe të gjithë nxënësve të Shkollës në Balloc”./Telegrafi/