Pakistani ka njoftuar se të paktën dy persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti me magnitudë prej 6.4 ballësh.
Tashmë në rrjetet sociale janë shfaqur pamje të shumta që kanë regjistruar lëkundjet gjatë tërmetit të fuqishëm, i cili epiqendrën e kishte në Afganistan.
Në një video të realizuar në një spital pakistanez, shihen disa mjekë teksa nuk e ndërprenë intervenimin kirurgjik, pavarësisht se lëkundjeve të tokës. Por, në një moment shihet teksa ndalet energjia elektrike.
🛑 #LIVE #EARTHQUAKE #VISUALS: A surgery was going during the earthquake in #Hospital. Whole Operation theater was shaking very badly at that time.#StaySafe
#Kashmir #Pakistan #PakWeather #earthquakeinpakistan pic.twitter.com/SZyVmgMYp6— PakWeather.com (@Pak_Weather) March 21, 2023
Ndërkohë, mbi 20 ndërtesa kanë pësuar dëmtime për shkak të lëkundjeve dhe dhjetëra njerëz janë lënduar, kanë njoftuar autoritetet shtetërore pakistaneze.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif u ka kërkuar zyrtarëve të menaxhimit të fatkeqësive të qëndrojnë vigjilent gjatë gjithë kohës.
Ndryshe, një pasgoditje me magnitudë 3.7 shkallësh të Rihterit ka lëkundur sërish shtetin pakistanez. /Telegrafi/