Site icon Telegrafi

Pavarësisht se u godit nga uragani Helene dhe ujerat e përmbytjeve e bartën qindra metra – Rivian R1T akoma punon

Një Rivian R1T që u përfshi plotësisht nga ujërat e përmbytjeve të uraganit Helene ende funksionon disi, sipas një videoje në Facebook të postuar nga Joshua Vincent Sauer.

Në video shihet se Riviani është i mbuluar me baltë që arrinte deri në çati. Pronari i thotë Sauer-it se e parkoi pranë lumit Sëannanoa në zonën e Asheville, Karolina e Veriut, transmeton Telegrafi.

Kur goditi uragani Helene, niveli i ujit u rrit, duke përmbytur zonën përreth. Përmbytjet kataklizmike kanë shkatërruar juglindjen, duke shkatërruar Karolinën e Veriut dhe shtete të tjera dhe duke çuar në mbi 100 vdekje.

Shumë rrugë dhe qarqe të tëra janë ende të pakalueshme për shkak të përmbytjeve, dhe shërbimet e energjisë dhe ujit janë jashtë funksionit për mijëra njerëz në zonë.

Sauer tha se u kthye për të gjetur veturën mbi 100 metra larg vendit ku e parkoi, të transportuar nga ujërat e përmbytjeve.

Çdo veturë me benzinë do të ishte jashtë funksionit, pasi uji i kripur do të kishte depërtuar në çdo pjesë të motorit.

Por Rivian është i vulosur për rrjedhjen e ujit dhe thjeshtësia relative e një vetura elektrike e bën më të lehtë parandalimin e depërtimit të ujit.

R1T-në që ai drejton ende funksionon pavarësisht se ishte ‘gëlltitur’ absolutisht nga përmbytjet në nivel uragani. /Telegrafi/

Exit mobile version