Anija më e madhe në botë që mund të akomodojë 9 mijë pasagjerë dhe që për ndërtimin e saj është dashur të ndahen 1.5 miliardë dollarë – pritet të përfundojë në skrap pavarësisht që kur nuk lundroi.
Global Dream II është ndërtuar nga një kompani gjermano-kineze MV Werften, dhe ishte pranë përfundimit kur kompania bankrotoi në fillim të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Prej asaj kohe, asnjë blerës nuk është gjetur për anijen 20 katëshe që tani pritet të shitet për skrap.
Brenda anijes Global Dream II që është 342 metra e gjatë, posedon kinema, pishina të shumta me toboganë dhe karakterizohet për numrin e madh të pasagjerëve që mund të akomodojë – apo më mirë thënë është anija më e madhe në botë komerciale.
E pavarësisht konstruktit të përfunduar dhe shumë punëve tjera – për përfundimin e projektit akoma nevojiten edhe 250 milionë dollarë. /Telegrafi/