Site icon Telegrafi

Pavarësisht se Kremlini krenohet me “zbulimin” e vaksinës anti-COVID, punonjësi shëndetësor publikon pamjet brenga morgut – kufoma kudo

Një punonjës shëndetësorë në Rusi ka zbuluar pasojat e coronavirusit që është përhapur në masë të madhe në Rusi, duke filmuar kufomat e mbështjella në morg.

“Kufoma kudo, kufoma”, dëgjohet duke thënë ky burrë derisa ecte në korridorin e hapësirës ku futen kufomat, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar në qytetin siberian Novokuznetsk, rreth 480 kilometra nga kufiri me Kazakistanin, në kohën kur  Rusia po ballafaqohet me një valë tjetër të coronavirusit, pavarësisht se tërë kohën Kremlini pretendon se ka zbuluar vaksinën kundër COVID-19 dhe thotë se ka filluar të japë efektet e para “pozitive”, transmeton Telegrafi.

Në këto filmime, punonjësi i morgut ua tregon lexuesve stacionin për dezinfektim dhe kabinën e dushit, para se të futet në pjesën e “ndyrë” të morgut.

“Kemi korridorin plotë me kufoma”, thotë ai derisa filmon trupat nëpër thasë që qëndrojnë të shtrirë në dysheme. Madje një kufomë shihet që nuk është futur në thes, thjesht është mbuluar me rroba derisa këmbët i shihen të zbuluara.

“Është dhoma e dezinfektimit”, thotë ndër tjera ai derisa vazhdon të filmojë skenën rrëqethëse: “kufoma kudo, kufoma”, shtoi ai.

https://www.youtube.com/watch?v=zsqqgPuxZ9M&feature=emb_title

Sipas këtij punonjësi rus të Shëndetësisë, ata thjesht po ecin afër kokave të vdekurve nga COVID-19. E në anën tjetër, Ministria ruse e Shëndetësisë në rajonin Kemerovo ka konfirmuar autenticitetin e videos.

Guvernatori lokal Sergei Civilev, i cili edhe vetë është prekur nga coronavirusi, ka shkarkuar Oleg Evsin shefin lokal të njësisë shëndetësore të kësaj ministrie.

“Duke marrë parasysh rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 gjatë tri javëve të fundit, është rritur dukshëm edhe numri i atyre që kanë humbur jetën. Për shkak të vonesave për nxjerrjen e kufomave, në këtë hapësirë kanë qenë rreth 50 trupa të pajetë”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Një video tjetër që është shpërndarë në rrjetet sociale, shfaq dhjetëra qytetarë rusë që vuajnë nga coronavirusi në Zheleznogorsk, që prisnin në radhë të gjata para spitalit në temperatura nën zero. Radhë të ngjashme janë parë edhe në Krasnoyarsk, madje raportohet se në këtë vend ka mungesë të antibiotikëve.

Në Rostov janë zbuluar detajet e rastit të javës së kaluar kur ndërruan jetë 13 pacientë, si rezultat i mungesës së oksigjenit në spitalin numër 20. Mjeku Artur Toporov i ka shkruar presidentit rus Vladimir Putin, duke zbuluar se mjekët bëjnë thirrje për furnizim me oksigjen për pacientët që janë në gjendje kritike, por deri më tani pa ndonjë sukses – sepse nuk kanë marrë përgjigje nga Kremlini. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version