Rambai i ka 105 vjet dhe thotë se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga vrapimi dhe stërvitjet në palestër.
Ajo filloi karrierën si vrapuese disa vite më parë në veri të Indisë në shtetin Haryana, dhe deri më tani ka fituar disa medalje në garat lokale, transmeton Telegrafi.
105-vjeçarja garon në kategorinë e njerëzve që kanë afërisht të njëjtën moshë me të – e nganjëherë është vrapuesja e vetme në disiplina të caktuara.
Për të ka shumë rëndësi pjesëmarrja, pasi gjithmonë synon vetëm fitoren dhe asgjë më pak.
Familja e saj thonë se e këshillojnë që t’i marr gjërat më shtruar, por Rambai thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet. /Telegrafi/