Telegrafi

Pavarësisht se i ra rrota derisa ngritej në ajër, aeroplani që fluturonte nga Italia në drejtim të SHBA-ve – ateroi pa problem në Karolinën e Veriut

Një aeroplan i Boeing mbeti pa një rrotë 100 kilogramëshe, derisa u ngrit në ajër nga pista e një aeroporti në Itali.

Rrota gjigante u këput nga fluturakja e aviokompanisë Dreamlifter, dhe ra në tokë në një fushë të gjelbëruar në aeroportin e Tarantos në Itali, transmeton Telegrafi.

Pamjet shfaqin një nga katër rrotat që nevojiten për t’u ngritur në ajër dhe për të zbritur në pistë, këputet dhe përfundon në tokë.

Kjo rrotë është gjetur më vonë në një fushë të gjelbëruar në aeroportin që gjendet në jug të Italisë.

E pavarësisht se aeroplani po udhëtonte nga Taranto në drejtim të Charleston, Karolinën e Veriut, fluturakja ka zbritur e sigurt në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/