Telegrafi

Pavarësisht se ishte i vaksinuar, komediani Chris Rock tregon se është infektuar me COVID-19

Chris Rock (Foto: Chris Pizzello/Invision/AP, File)

Chris Rock zbuloi se është infektuar me coronavirus në një mesazh që u bëri thirrje ndjekësve të tij që të vaksinohen.

Komediani, 56-vjeçar, bëri një postim në rrjete sociale të dielën duke treguar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe i inkurajoi të gjithë që ta marrin vaksinën.

“Hej njerëz sapo zbulova që jam infektuar me COVID-19 , më besoni që nuk e dëshironi këtë. Vaksinohuni”, shkroi Rock.

Ylli nuk hyri në detaje për të rrëfyer se si po ndihet, por duke pasur parasysh paralajmërimin e tmerrshëm që ai u dha fansave, duket se të paktën po përjeton një lloj shqetësimi.

Diagnoza e coronavirusit të Rock vjen pasi ylli ka marrë të dy dozat e vaksinës kundrejt virusit vdekjeprurës.

Chris Rock (Foto: Getty Images)

Sipas studimeve, vaksinat me dy doza COVID-19 nga Pfizer dhe Moderna ishin rreth 95% efektive në parandalimin e sëmundjeve. Pra, edhe pse vaksinat janë shumë të mira për të na mbrojtur nga virusi, është ende e mundur të infektohemi me simptoma të lehta ose pa simptoma, apo edhe të sëmuremi më shumë.

Nëse përfundimisht sëmureni pavarësisht vaksinimit, problemet e simptomat thuhet se janë më të lehta. /Telegrafi/