Për ta shënuar 20-vjetorin e prodhimit të Phaeton, Volkswagen ka befasuar adhuruesit e kësaj veture – duke publikuar imazhet që duket se e shfaqin pasardhësin e këtij modeli.
E pavarësisht se ishte ndalë prodhimi i këtij modeli si pasojë e mossuksesit në treg dhe skandalit Dieselgate që goditi kompaninë gjermane, Volkswagen befasoi të gjithë me këto imazhe, transmeton Telegrafi.
Gjenerata e dytë ishte ndalë në gjysmë të prodhimit, dhe tani pas një viti të anulimit u publikuan fotografitë që tregojnë sesi duket kjo veturë që dikur konsiderohej si modeli më luksoz i Volkswagen.
Pjesa e pasme dhe dritat kanë një ngjashmëri me Skoda Superb, por nuk është për t’u habitur sepse ështshtë dizajnuar nga Jozef Kaban që dizajnoi shumicën e modeleve të veturës çeke.
Dyert e gjata dhe kabina e madhe i ofrojnë pasagjerëve hapësirë të mjaftueshme dhe relaks, gjatë udhëtimeve në destinacione të gjata.
Brendësia e kabinës mund të krahasohet me veturat më luksoze, për faktin se ka materiale cilësore dhe teknologjinë më të avancuar që e bën një limuzinë të përkryer. /Telegrafi/