Pavarësisht se dështoi në matjet e para zyrtare të bëra sot, Florian Marku ka thënë se mezi pret të boksojë nesër, ku do të kërkojë titullin e parë.
Boksieri shqiptar do të përballet me Maxim Prodan për titullin ndërkombëtar në peshat e mesme.
Ky meç është caktuar për t’u zhvilluar nesër (e shtunë) në “Tottenham Hostpur Stadium”.
2 HOURS TO LOSE 4 OUNCES! ⚖️
Florian Marku Misses Weight And Will Return To The Scales In The Next 2 Hours 👊#boxing 🥊 #ProdanMarku #JoshuaUsyk pic.twitter.com/f0ruuNa7yd
— Eat Sleep Boxing Repeat (@ESBRBoxing) September 24, 2021
Florian Marku para pak çastesh përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, ka bërë të ditur se ky meç do të zhvillohet.
28-vjeçari tha se ka ëndërruar gjithmonë për ndeshje dhe stadiume të tilla, duke paralajmëruar se nesër është vetëm fillimi për të.
“Kam ëndërruar për ndeshje dhe stadiume të tilla gjithë jetën. Nesër është ndeshja, një ndeshje ku të gjitha ëndrrat e mia do fillojnë të bëhen realitet. Veç Zoti e di Sa kam punuar për këto dit. Nesër është fillimi dhe titulli i parë për mua në Box”, ka shkruar Marku. /Telegrafi/