Telegrafi

Pavarësisht rritjes së rasteve me coronavirus, Italia përjashton mundësinë e një bllokimi tjetër kombëtar

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha të hënën se nuk kishte asnjë shans që qeveria e tij të impononte një bllokim të ri kombëtar në përgjigje të një rritjeje të rasteve me COVID-19.

“Unë përjashtoj bllokimet dhe e them pas shqyrtimit të duhur”, u tha Conte gazetarëve në Taranto, përcjell Telegrafi.

“Nëse kurba e infektimit do të vazhdojë të rritet, do të ishte e mundur të merren parasysh bllokimet në zona specifike”.

Conte gjithashtu tha që ekzekutivi i tij do të përpiqet të nënshkruajë një dekret të hënën në mbrëmje për të zbatuar rekomandimin e panelit të ekspertëve për të zvogëluar periudhën e karantinës së coronavirusit nga 14 në 10 ditë dhe për të sjellë masa të reja që synojnë luftimin e infektimit.

Qëllimi është të shmangim detyrimin për të vendosur një bllokim të ri ose masa të tjera që do të dëmtonin seriozisht ekonominë, thanë burimet, shkruan ANSA.

Ministria e Brendshme, ndërkohë, ka sqaruar se një dekret tjetër që e bën të detyrueshme veshjen e maskave të fytyrës jashtë nuk vlen për njerëzit që bëjnë vrapim, por vlen për ata që janë për një shëtitje. /Telegrafi/