Videoja e presidentit rus Vladimir Putin duke u kollitur gjatë një takimi virtual me ministrat e Kremlinit, është publikuar vetëm një ditë pas incidentit që e “detyroi” atë të mohoj se është infektuar me COVID-19.
Megjithatë kollitja e tij ka nxitur dyshime se lideri rus nuk po merr pjesë nëpër samite pikërisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
69-vjeçari mundohej të bindte ministrat e tij se është mirë dhe se ka mjaftueshëm antitrupa, duke “fajësuar” ajrin e ftohtë për kollën.
Ishte politikania Valentinna Matviyenko, e cila i tha se kolegët ishin të brengosur për gjendjen e tij shëndetësore.
Madje ai nuk ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID, duke pretenduar se ka përqindje të madhe të antitrupave. /Telegrafi/