Një veturë Tesla Model 3 që ishte vënë në funksionin e “vozitjes autonome”, është filmuar duke u përplasur në një barrierë në korsinë e çiklistëve.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin vozitjen në San Jose të Kalifornisë, ku YouTuberi i identifikuar ai AI Addict ishte brenda mjetit dhe evidentoi përplasjen – pavarësisht që vetura ishte në funksionin “vozitje autonome” dhe do të duhej të frenonte automatikisht kur identifikon rrezikun potencial, transmeton Telegrafi.
Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi, pavarësisht që shoferi tentoi të intervenojë duke sjell timonin që ishte tepër vonë. Madje ai pretendon se kishte shkelë pedalin e frenit, që nuk kishte reaguar fare.
Kjo nuk është hera e parë që vetura Tesla e Elon Musk hasë në probleme të tilla. Më herët pronarët e tyre ankoheshin se veturat e tyre lëviznin pavarësisht që në semafor qëndronte drita e kuqe e ndezur.
Së fundmi është raportuar që Tesla i ka bërë thirrje pronarëve të 54 mijë veturave t’i sjellin për një azhurnim softuerik, pasi janë detektuar një sërë problemesh gjatë vozitjes. /Telegrafi/