Vogëlushi i paemëruar nga Shandong i Kinës, e kishte të pamundur të kërcente dhe të ngjitej sipër një stoli të vogël.
Manovrën që e kërkoi trajneri i klasës së tekuandosë, bashkëmoshatarët e tij e kryenin pa problem, por jo edhe ai, transmeton Telegrafi.
“Ky jam unë kur isha fëmijë, pa asnjë aftësi sportive” si dhe “mbase i duhet pak kohë, mos ta turpërojmë”, ishin dy prej komenteve të shumta.
Veprimi tij i ngathtë është pëlqyer shumë, duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://youtu.be/E2TkFkFo7i8