Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka thënë se do të qëndrojë si lider i Spanjës, pas pesë ditësh spekulimesh për të ardhmen e tij.
Javën e kaluar, Sánchez njoftoi se po anulonte të gjitha angazhimet zyrtare pasi një gjykatë hapi një hetim fillestar ndaj gruas së tij mbi pretendimet për korrupsion, përcjell Telegrafi.
Ai i quajti akuzat një “fushatë ngacmimi” të orkestruar nga mediat e krahut të djathtë.
Sánchez ka qenë në pushtet që nga viti 2018.
Vendimi i tij javën e kaluar “për t’i dhënë kohë vetes” për të reflektuar nëse ia vlente të vazhdonte si kryeministër erdhi si befasi edhe për njerëzit nga Partia e tij Socialiste (PSOE).
Akuzat kundër gruas së z. Sánchez, Begoña Gómez, u ngritën kundër saj nga organizata Manos Limpias (Duart e Pastra), e udhëhequr nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme të quajtur Miguel Bernad.
Të enjten, prokurori publik i Madridit bëri thirrje që hetimi të mbyllet për mungesë provash.
Manos Limpias pranoi gjithashtu se akuzat mund të ishin të pasakta sepse ato bazoheshin në histori të gazetave në internet – njëra prej të cilave tashmë është dëshmuar të jetë e rreme. /Telegrafi/