Site icon Telegrafi

Pavarësisht pandemisë, 31.1 milionë turistë e vizituan Spanjën

Spanja regjistroi 31.1 milionë turistë të huaj vitin e kaluar, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.

Në raport thuhet se numri i turistëve është më i lartë se në vitin 2020, kur ky numër ishte 19 milionë, për shkak të kufizimeve të lidhura me COVID-19, shumica e të cilave janë hequr.

Megjithatë, numri është ende shumë më pak se 83.5 milionë, siç është regjistruar në vitin 2019.

Një total prej 2.95 milionë turistësh të huaj vizituan Spanjën në dhjetor, nga 649 mijë një vit më parë.

Turistët shpenzuan 34.82 miliardë euro në Spanjë vitin e kaluar, krahasuar me 19.79 miliardë euro në 2020, respektivisht 91.91 miliardë euro në 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version