Telegrafi

Pavarësisht ndarjes, Ne-Yo shfaqet përkrah ish-bashkëshortes në tapetin e kuq

Ne-Yo dhe ish-bashkëshortja e tij Crystal Renay bënë një paraqitje të rrallë publike të mërkurën në Atlanta.

Këngëtari, 43 vjeç, i cili po kërkon të marrë atësinë e dy fëmijëve që ka me një grua tjetër, u ribashkua me ish-bashkëshorten e tij për pak kohë në hapjen e restorantit të tyre të ri.

Dyshja janë bashkëpronarët e zinxhirit “Johnny’s Chicken and Waffles”.

Ata u shfaqën veçmas në hapjen madhështore në Midtown Atlanta, megjithëse pozuan së bashku në tapetin e kuq para dyqanit, shkruan DailyMail.

Burimet pranë tyre folën në rast të një pajtim të mundshëm, atyre iu tha që Ne-Yo dhe Crystal të dy ishin të detyruar me kontratë të paraqiteshin në hapjen madhështore.

Lexo po ashtu Gruaja e Ne-Yos bën kërkesë për divorc, pretendon se këngëtari lindi një fëmijë me një grua tjetër

Të dy ndërkohë raportohet se janë në lidhje me persona të tjerë.

Këngëtari i “She Knows” dhe sipërmarrësja finalizuan divorcin e tyre në fillim të këtij viti.

Ndarja erdhi në gusht 2022 pasi Crystal tha se zbuloi se burri i saj prej tetë vitesh kishte pasur fëmijë me një grua tjetër.

Ajo dhe Ne-Yo kanë tre fëmijë së bashku: Isabella Rose, e cila do të mbushë dy vjet më vonë këtë muaj, Roman Alexander-Raj, pesë vjeç dhe Shaffer Chimere, Jr, gjashtë vjeç.

Kushtet e divorcit të tij të fundit thuhet se përcaktojnë se ai do të mbajë tre nga katër shtëpitë që ai dhe Crystal zotëronin, ndërsa ajo do të marrë shtëpinë tjetër.

Në këmbim, ajo mori një shumë prej 1.6 milionë dollarësh.

Këngëtari i “So Sick” do të paguajë 12 mijë dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët dhe do të mbulojë të gjitha tarifat e shkollës.

Crystal do të marrë 5000 dollarë në muaj alimentacion për tre vjet.

Ne-Yo ka qenë i zënë me përgatitjet për turneun e tij të ardhshëm.

Turneu i “Champagne and Roses” do të fillojë në Detroit më 9 shtator dhe më pas do të përshkojë SHBA-në deri më 4 tetor. /Telegrafi/