Lizzo doli për një darkë në Craig’s në West Hollywood, Kaliforni, të premten mbrëma me një veshje seksi nga marka e saj, Yitty.
Këngëtarja e “About Damn Time”, 35 vjeçe, kishte veshur një bluzë të zezë me mëngë të gjata që ekspozonte belin e saj dhe një fund të shkurtër të bardhë që ia tregonte këmbët.
Ajo e kombinoi dukjen me një çantë bardh e zi dhe një palë atlete Converse.
Kjo vjen vetëm disa javë pasi ajo u kritikua nga njerëzit për humbjen e peshës.
Fituesja e “Grammy”-t në një video në TikTok tha se nuk dëshiron të jetë e dobët dhe se as nuk po përpiqet për këtë.
Ndërsa disa fansa e kanë lavdëruar Lizzon për vetëbesimin, disa të tjerë e kanë kritikuar për peshën.
Ajo mes tjerash në një deklarate theksoi se po përpiqet të jetojë dhe të jetë e shëndetshme.
Ashtu sikurse Lizzo, Adele gjithashtu është përballur me kritika të shumta për peshën e saj. /Telegrafi/