Shqiptarët anë e mbanë botës sot kanë festuar 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërkohë janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme.
Pavarësia e Kosovës është uruar edhe në sheshin “Time Square” të New Yorkut, transmeton Telegrafi.
Pamjet tashmë janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, kurse këtë organizim e kanë mundësuar shqiptarët që jeton në Amerikë.
Për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kanë shkruar edhe liderët amerikanë. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në telegramin e tij të urimit ka pohuar se Kosova ka një vend të veçantë për të.
“SHBA-të mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje.Për mua personalisht Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden”, ka thënë ai në telegramin drejtuar u.d presidentes Vjosa Osmani. /Telegrafi/