Site icon Telegrafi

Pavard i thotë jo transferimit te Manchester United

Benjamin Pavard është futbollisti i radhës që ka refuzuar transferimin te Manchester United.

Mbrojtësi i djathtë francez nuk e ka të sigurt qëndrimin te Bayern Munich, pasi në atë pozitë gjermanët kanë transferuar Noussair Mazraouin nga Ajaxi.

Marokeni shihet si titullar nga Julian Ngaelsmann dhe Pavard besohet se do të largohet këtë verë.

Manchester United ka qenë skuadra më e interesuar për shërbimet e francezit, por ai nuk preferon transferimin në Old Traford.

Ka qenë gazeta e madhe franceze L’Equipe që ka konfirmuar se vet Pavard ka refuzuar transferimin në Old Traford.

Anësori francez është i vendosur të qëndrojë në Munich dhe të luftojë për një vend titullari dhe kjo është arsyeja që ka refuzuar transferimin në Angli.

Interesim për Pavard kishin shfaqur edhe skuadrat tjera të mëdha si Atletico Madrid, Chelsea dhe Juventus. /Telegrafi/

Exit mobile version