Site icon Telegrafi

Pavard i lumtur me fitoren në Derby d’Italia: Tani dua ta shënoj golin e parë me fanellën e Interit

Interi ka fituar derbin e madh italian ndaj Juventusit me rezultat minimal 1-0, por që ky rezultat i ka sjell tre pikë të arta Neroazzurëve.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje ishte një autogol nga Gatti, por harkimin e bëri mbrojtësi francez Benjamin Pavard i cili ishte ndër më të mirët në fushë.

Francezi iu bashkua Interit nga Bayern Munich në verë dhe që nga ajo kohë ka shkëlqyer, teksa është bërë një lider në mbrojtjen zikaltër.

Lexo po ashtu Mbyllet ndeshja, Inter 1-0 Juventus: Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

Ai pas fitores në derbi ndaj Juventusit ka thënë që shpreson që së shpejti të vije edhe goli i parë me fanellën e Interit.

“Shpresoj që shumë shpejt të vijë edhe goli im i parë me fanellën e Interit, megjithatë e rëndësishme është që  të merrnim tre pikët dhe të festonim me tifozerinë”.

“Jam shumë i lumtur që nuk pësuam asnjë gol dhe tani është koha të festojmë për pak, por shumë shpejt duhet të kthehemi të punojmë, pasi ka ende rrugë përpara. Dua të fitoj trofe me Interin”, u shpreh Pavard. /Telegrafi/

Exit mobile version