Site icon Telegrafi

Pauzë pas pauze, Veljanoski mbledh në takim përfaqësuesit e partive politike

Pas përfundimit të pauzës prej një ore, kryesuesi i seancës konstituive Trajko Veljanoski kërkoi pauzë tjetër prej gjysëm ore duke thirrur në takim përfaqësuesit të partive politike për t’u marrur vesh “nëse do të punojnë, ose jo”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Veljanoski i thirri në takim përfaqësuesit si reagim i numrit të madh të replikave, kundërreplikadhe dhe proceduraleve në foltore, që e bënë absurd debatin në Kuvend.

I vetim që mori fjalën pas pausës ishte deputeti Pavle Bogoevski, i cili ju bëri thirrje deputetëve të punojnë 24 orë pa pushim përderisa nuk caktohen pikat e ditës./Telegrafi/

Exit mobile version