Babai i një fëmije nga Vushtrria, është dashur që fëmijën e vetë ta dërgojë tek një mjek privat për ta trajtuar.
Kjo pasi që, siç ka thënë babai i fëmijës për Telegrafin, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, punëtoret e kësaj qendre “kishin rënë në gjumë, në mes të ditës, në orar të punës”.
Lexuesi i Telegrafit ka bërë të ditur se ndonëse ai aty kishte shkuar që nga ora 15.00, stafi, edhe pas mbi një ore, gjegjësisht edhe pas orës 16.00, i kanë thënë se “ende janë në pauzë”.
Siç mund të shihet në fotografinë e dërguar nga lexuesi, orari i pauzës do të duhej të ishte prej orës 16.00 deri në orën 17.00 /Telegrafi/