Site icon Telegrafi

Paunovski: Qytetarët të denoncojnë rritjen e çmimeve dhe të mos bëjnë panik

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski, sot ju bëri thirrje qytetarëve të mos bëjnë panik për mungesën e produkteve dhe t’i denoncojnë rritjet e çmimeve nga marketet.

Ai gjithashtu i ftoi tregtarët të mos tentojnë të manipulojnë me çmimet, si dhe ta respektojnë marzhën prej 10 deri 15 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paunovski tha se çmimi i limonit duhet të jetë prej 70 deri 110 denarë për kilogram, ashtu siç kanë qenë më 11 mars.

“Qytetarët t’i denoncojnë rritjet e çmimeve dhe të jenë konkret. Të tregojnë saktë për cilin market bëhet fjalë, në cilën rrugë dhe numrin”, tha Paunovski, duke shtuar se për këtë qëllim është hapur numri 191.

Ai tha se nëse ka parregullsi, inspektorët do të fillojnë me dënime, por shtoi se kjo nuk është në të mirë të askujt, as të shtetit e as të qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version