Telegrafi

Paundi, rënie për të katërtin muaj me rradhë ndaj euros

Ekspertët në Britani thonë se shkak për këtë është niveli i lartë i borxhit publik në vend, që ka arritur nivelet 804.8 miliardë paund.

Gjatë kësaj javë euro u këmbye me 0.9057 paund, duke shënuar nivelin më të lartë të këmbimit që nga muaji maj.

Po kështu monedha britanike ka shënuar rënie edhe ndaj dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.6232 $, niveli më i ulët në dy javë.