Site icon Telegrafi

Paulo Dybala arrin në Romë për t’i kompletuar testet mjekësore

Paulo Dybala tashmë ka arritur në Romë për të realizuar transferimin e tij te Giallorossët.

La Joya është lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës së tij me Juventusit në fund të muajit qershor.

Derisa ishte i lidhur me një kalim te Interi dhe Napoli, Roma ka fituar garën për Dybalan që do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Dybalas – kontratë deri në vitin 2025

Ai do të fitojë tre milionë euro në sezon te rivali i Biankonerëve, që është më e vogël se ajo (gjashtë milionë) që fitonte te këta të fundit.

Ai tashmë ka ateruar në aeroportin e Romës dhe në orët e pasdites do t’i kompletojë testet mjekësore, për t’u prezantuar më pas në Olimpico. /Telegrafi/

Exit mobile version