Site icon Telegrafi

Paulista ndihet i thyer pas tragjedisë së Chapecoenses

Gabriel Paulista ndihet shumë i prekur pas tragjedisë së skuadrës braziliane, Chapecoense.

Mbrojtësi i Arsenalit nuk po mund të besoj për viktimat e Chapecoenses, pas rrëzimit të aeroplanit ku udhëtonte skuadra.

Lexo po ashtu Zbulohen fotot e arkivoleve me trupat e pajetë të futbollistëve të Chapocoenses (Foto)

Tragjedia e kësaj skuadra e ka prekur shumë Gabrielin, pasi më parë kishte punuar me trajnerin e skuadrës dhe dy futbollistë.

“Është pak e vështirë për të folur për atë që ka ndodhur. Unë uroj që familjet mund të kenë forcë dhe shpresoj se Zoti mund të të ngushëllojë zemrat e tyre”, ka thënë Paulista për faqen zyrtare të Arsenalit, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Chapecoense lajmëron mbi gjendjen e tanishme të futbollistëve të shpëtuar, të cilët po kurohen

“Kam punuar me trajnerin, si dhe dy futbollistë. Ne ishim miq të ngushtë. Kjo është e vështirë për mua”, përfundoi mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version