Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur, Paulinho, i cili aktualisht është në radhët e Guangzhou Evergrande, rrezikon karrierën e tij për shkak të një skandali seksual.
Aktorja e njohur japoneze e filmave për të rritur, Tsukasa Aoi, ka pozuar me brazilianin dhe fotografinë e ka publikuar në një faqe që në Kinë është e ndaluar rreptësisht.
Në fakt, lojtari e ka promovuar edhe bixhozin, edhe pornografinë, që janë të ndaluara në Kinë.
Mediat kanë sulmuar menjëherë lojtarin, ndërsa klubi është distancuar nga veprimet e brazilianit, transmeton SS.
Agjentët e tij kanë deklaruar se Paulinho nuk e kishte idenë se po pozonte përkrah aktores së filmave pornografikë.
Nuk dihet se cili do të jetë vendimi për të ardhmen e futbollistit, i cili me gjasë do të largohet nga Kina. /SS/Telegrafi/