Telegrafi

Paulinho i lumtur me golin e parë me fanellën e Barçës

Paulinho ka gjetur rrjetën tetë herë me Barçën

Mesfushori brazilian, Paulinho ka gjetur golin e parë me fanellën e Barcelonës që nga transferimi i ti para disa javëve nga skuadra kineze, Guangzhou Evergrande.

Barcelona ka fituar me shumë vështirësi dhe rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim e saj te Getafe.

Lexo po ashtu Barça e pamposhtur, fiton ndaj Getafes dhe vazhdon në pozitën e parë (Video)

Goli i fitores për katalunasit u shënuan nga Paulinho, i cili u pa i lumtur pas ndeshjes me golin dhe tri pikët.

“Jam shumë i lumtur që shënova golin e fitores”, ka thënë fillimisht Paulinho.

“Ishte ndeshje e vështirë dhe gjëja më e rëndësishme ishin tri pikët”, përfundoi mesfushori brazilian.  /Telegrafi/