Telegrafi

Paulinho dështon qysh në prezantim me manovrim të topit, gjendja e tij tragji-komike sikur e Barcelonës (Video)

Transferimi i ri i Barcelonës, Paulinho, nuk e ka nisur si duhet aventurën e tij te klubi katalanas.

Braziliani është mirëpritur nga tifozët në Camp Nou pas transferimit të tij prej 40 milionë euro në Kinë.

Dhe, në prezanti ashtu siç e do zakoni, lojtarët bëjnë disa ekzibicione dhe manovrime me top për të kënaqur të pranishmit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

Edhe këtë, Paulinho dëshoti ta bënte qysh në ditën e parë te Barca.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si mesfushori dështon të kontrollojë topin,i cili ikë larg prej tij.

Barcelona është kritikuar për transferimin e Paulinhos dhe paratë e shpenzuara për të dhe nuk shihet si shpresëdhënës për dalje nga kriza. /Telegrafi/