Telegrafi

Paul Wesley dhe Ines de Ramon ndahen pas tre vitesh martesë

Foto: Getty Images

Ylli i “The Vampire Diaries”, Paul Wesley dhe gruaja e tij, Ines de Ramon, janë ndarë pas tre vitesh martesë.

“Vendimi për t’u ndarë është i ndërsjellë dhe ka ndodhur pesë muaj më parë”, tha një përfaqësues i çiftit.

“Ata po kërkojnë privatësi në këtë kohë”, thuhet më tej.

Foto: Getty Images

Wesley ka nisur lidhjen me tashmë ish-partneren në vitin 2018, gjersa u panë dorë për dore në një takim romantik.

Ata e bënë zyrtare lidhjen një muaj më vonë ndërsa po merrnin pjesë në një dasmë në Montauk.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paul Wesley

Aktori i “Fallen”, 40-vjeçar dhe de Ramon, 29-vjeçe, u martuan në vitin 2019 me një ceremoni të rrethuar nga familja e miqtë.

Foto: Getty Images

Thashethemet për ndarjen e çiftit filluan të qarkullonin muajin e kaluar kur Wesley u pa duke u shoqëruar me modelen Natalie Kuckenburg në New York – pa unazën e tij.

Aktori ishte i martuar më parë me aktoren e “Vampire Diaries”, Torrey DeVitto, nga viti 2011 deri në 2013. /Telegrafi/

Foto: The Image Direct