Vajza e Paul Walker, Meadow, ka përkujtuar të atin e ndjerë në ditëlindjen e tij të 47-të.
Fotografia që ajo ndau në Instagram e shfaq atë kur ishte e vogël përkrah aktorit.
“Momenti që mendova se ishim binjakë”, ka qenë përshkrimi i Meadow krahas postimit. “Urime ditëlindjen për shpirtin më të bukur”.
Walker vdiq më 30 nëntor të vitit 2013 në moshën 40 vjeçare në një aksident me makinë bashkë me mikun e tij, Roger Rodas, 38 vjeçar.
Aktori ishte i njohur për rolin e tij si Brian O’Cooner në “Fast & Furious”, teksa u shfaq në gjashtë paraqitje të këtij filmi.
Meadow ishte në moshën 15 vjeçare kur vdiq Paul dhe ajo jetoi bashkë me të në Kaliforni.
Vajza e tij, tashmë 21 vjeçare, këtë vit nisi një sfidë “do good challenge” në nder të babait të saj.
Ajo etiketoi disa nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e aktorit në këtë iniciativë, duke përfshirë Vin Diesel, Jordana Brewster dhe reperin YG. /Telegrafi/