Site icon Telegrafi

Paul Simon paralajmëron koncertet e lamtumirës

Muzikanti 76-vjeçar Paul Simon, do të dalë në pension pas turneut “Homeward Bound”, që do të organizohet këtë vit në Evropë dhe në SHBA.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, Simoni e përshkroi pensionin e tij si një “fund natyror” të karrierës, “diçka si lehtësim”. Ai shtoi se disa koncerte të turneut do të jenë për bamirësi.

Karriera e Simonit në muzikë nisi mbi 60 vjet më parë, kur krijoi duetin “Tmi dhe Xheri” me shokun e shkollës, Art Garfunkel. Pasi u ndanë, u ribashkuan në vitin 1963. Së shpejti u bënë me famë me këngën “The Sound of Silence”. Ky duet paraqiste një nga aktet më të suksesshme të viteve ‘60.

Dueti Simon dhe Garfunkel u ndanë më 1970. Simon, që ka bërë shumicën e këngëve, vazhdoi i vetëm karrierën muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version