Telegrafi

Paul Pogba pritet t’i mungojë gjatë Unitedit

Kirurgu finlandez, Sakari Orava, ka pohuar se Manchester United e ka kontaktuar për t’u konsultuar rreth lëndimit të mesfushorit Paul Pogba.

Francezi i lëndoi muskujt në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Baselit, më 12 shtator, dhe tani mund të ketë nevojë që t’i nënshtrohet operacionit, transmeton kp.

Orava, i cili javën e kaluar e ka operuar edhe yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele, ka thënë se lëndimi i Pogbas mund të kalohet edhe pa operacion, por 24 vjeçari nuk ka pasur përmirësim gjatë kësaj kohe, dhe prandaj vendimi do të merret javën e ardhshme.

“Djajtë e Kuq” e prisnin kthimin e Pogbas për derbin kundër Liverpoolit, më 14 tetor, por në rast të operacionit, ai mund të mungojë edhe për disa ndeshje të tjera.