Site icon Telegrafi

Paul Pogba: Nuk e kuptoja Fergusonin

Ish-ylli i Juventus-it Paul Pogba gjatë një interviste për “The Sun” ka zbuluar se në fillimet e tij te Manchester United e kishte thuajse të pamundur të kuptonte Sir. Alex Ferguson-in kur fliste.

“Jo! Jo, ishte e pamundur. Në fillim e kisha të pamundur, madje as shokët e skuadrës nuk i kuptoja kur flisnin me theksin mançurian”, rrëfen mesfushori francez.

“Ata flisnin shpejt, ndërsa unë u kërkoja të flisnin ngadalë. E kisha të vështirë dhe shokët qeshnin me mua. Atëherë më thoshin se nuk dija të flisja, ndërsa tani flas më mirë se ata. Madje tani më thonë se e flas dialektin Mançurian me theks”.

Paul Pogba mbërriti në “Old Trafford” në 2009 kur ishte vetëm 16-vjeç. Në 2011-në ai u bë pjesë e skuadrës së parë të Manchester United ku luajti me pikatore. Pas një viti nuk pranoi të rinovonte kontratën duke u transferuar në Itali te Juventusi me të cilin përjetoi katër vjet në nivele të larta. /Telesport/

Exit mobile version