Telegrafi

Paul Pogba i ngazëllyer me çmimin e Ligës së Evropës

Superylli i Manchester United, Paul Pogba, u shpreh i ngazëllyer me çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar në Europa League.

Pogba ishte pivotal në suksesin e Manchester United, që duke e fituar trofeun u kthye në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori ishte fantastik në ndeshjet kyçe dhe kështu e fitoi trofeun e më të mirit të garës së dytë më prestigjioze të futbollit evropian.

“Ju faleminderit, jam vartet i nderuar që jam lojtari i parë që ka fituar çmimin e UEFA Europa League. Shpresoj se edhe ky sezon do të jetë po aq i mirë sa ai i kaluari”, u shpreh Pogba.

Çmimi atij iu dha nga Alexander Ceferin, kryetari i UEFA-s edhe pse vet Pogba nuk ishte në ceremoninë e ndarjes së shortit /Telegrafi/