Telegrafi

Paul Pogba kacafytet me tifozët e Unitedit (Video)

Paul Pogba së fundi ka qenë pjesë e një sherri me tifozët e Manchester United.

Fansat reaguan keq pasi që futbollisti më i shtrenjtë në botë, kishte refuzuar  t’i jep autograf atyre.

Sipas dëshmitarëve, mesfushori i Manchester United është qëlluar me një objekt të fortë, por fatmirësisht ka shpëtuar futbollisti, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

“Pogba së bashku me miqtë ishin duke ngrënë në restorant, ku situata u acaruar shumë në momentin kur francezi refuzoi të japë autografe për tifozët. Pas sherrit njëri prej tifozëve, madje e qëlloi me pjatë, por fatmirësisht nuk e preku Pogban”, u shpreh një dëshmitar për “The Sun”.

Vlen të theksohet se Manchester United triumfoi në finalen e EFL Cup kundër Southamptoni me rezultat 3-2. /Telegrafi/