Site icon Telegrafi

Paul Mescal konfirmon romancën me këngëtaren Gracie Abrams

Paul Mescal ka konfirmuar marrëdhënien e tij me yllin e muzikës pop, Gracie Abrams.

Ata janë parë në Londër të dielën duke u argëtuar me njëri-tjetrin.

Ylli i “Normal People”, 28 vjeç, i cili u pa për herë të parë me këngëtaren në qershor, mezi mbante duart larg Gracie, 24 vjeçe, teksa i mbështillte krahët rreth saj, ndërsa ata bënin një shëtitje për të darkuar në Mountain Restaurant në Soho.

Foto: Splash News

Në një video të MailOnline, dyshja u panë të lumtur dhe të relaksuar teksa ecnin së bashku në rrugë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paul Mescal

Gracie ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar për një seri koncertesh dhe thuhet se ka qëndruar në Chiltern Firehouse në qendër të Londrës.

Foto: Splash News

Paul nuk u pa në asnjë nga shfaqjet e saj të fundit që u zhvilluan në Kingston, Bristol dhe Southampton.

Çifti u pa gjithashtu së fundmi duke darkuar së bashku në Brat, një restorant me yje ‘Michelin’ në Shoreditch të Londrës.

Foto: Splash News

Paul ka qenë më parë në lidhje me këngëtaren Phoebe Bridgers dhe së fundmi me Natalie Portman.

Gracie nga ana tjetër u përfol për një romancë me DJ Hayes Bradley. /Telegrafi/

Foto: Splash News
Exit mobile version