Site icon Telegrafi

Paul McCartney vazhdon të besojë se e ka parë Zotin nën ndikimin e drogës

Paul McCartney (Foto: Getty Images)

Ish-anëtari i grupit legjendar “The Beatles”, Paul McCartney, ka thënë se para shumë vitesh ka pasur vizionin e Zotit teksa ishte nën ndikimin e drogës.

Duke folur për besimet e tij shpirtërore, rokeri ka thënë se gjatë një përvoje me Dimethyltryptamine (DMT), kishte parë diçka më të madhe.

Paul McCartney (Foto: Getty Images)

“E pashë Zotin, atë madhështi të mahnitshme dhe isha i përulur. Ai moment nuk ma ndryshoi jetën, por ishte një shenjë”.

“Ishte diçka e madhe. Një mur masiv, të cilit nuk mund t’ia shihja kulmin dhe unë isha poshtë”.

Lexo po ashtu Lajmet për McCartneyn

“Të tjerët mund të thonë se ishte për shkak të drogës, halucinacion, por edhe Roberti (biznesmeni dhe pronari i galerisë së arteve Robert Fraser) thamë: ‘A e patë atë?’. Besojmë se kemi parë diçka më të madhe”, ka thënë McCartney në një intervistë për Sunday Times.

Paul McCartney (Foto: Getty Images)

Muzikanti i famshëm ka theksuar se beson se të vdekurit qëndrojnë afër dhe na shohin.

“Një pjesë e juaja ju thotë se nuk ka dëshmi, por ekziston një pjesë tjetër që dëshiron të besojë”, ka theksuar ai.

Ndryshe, më 7 shtator, McCartney do ta publikojë albumin e 17-të me radhë që mban titullin “Egypt Station”. /Telegrafi/

Exit mobile version