Ish-futbollisti anglez, Paul Gascoigne, është arrestuar me dyshimin për ngacmim seksual.
51-vjeçari është mbajtur nga policia në stacionin hekurudhor në Durham, pasi një femër kishte thënë se e ka prekur në mënyrë të pahijshme në një tren që udhëtonte nga Yorku.
Pas marrjes në pyetje, Gascoigne është liruar, ndërsa autoritetet po vazhdojnë ta hetojnë incidentin.
Futbollisti i dikurshëm i Newcastle United, Tottenham Hotspur dhe Rangers, ka qenë shpesh në media për veprimet e tij të pahijshme.
Ai ka pasur probleme të vazhdueshme me vartësinë nga alkooli, ndërsa së fundmi ishte paraqitur i dehur edhe në një emision televiziv.
Ylli i njohur me nofkën Gazza, ka thënë se është duke përdorur edhe tableta për të fjetur.
Gascoigne është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet me vartësinë që nga vdekja e nipit të tij nga mbidoza në moshë 22-vjeçare. /Telegrafi/