Pau Gasol vazhdon të bëjë histori në basketboll. Dhe jo vetëm për kombëtaren spanjolle.
Qendra e Sant Boit është një ikonë e basketbollit botëror dhe në fitoren kundër Hungarisë është bërë koshashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve evropiane të basketbollit.
Spanjolli ka lënë pas francezin Tony Parkerin me 1104 pikë duke e kaluar për një më shumë sosh.
Gasol tashmë ka tejkaluar Parkerin dhe gjermanin Dirk Nowitzki ndërsa ka zgjuar debat nëse është lojtari më i mirë në histori të basketbollit evropian para legjendave si Drazen Petrovic dhe Arvydas Sabonis.
Gasol deri më tani ka fituar me “Furinë e Kuqe” tre medalje të arit, dy të argjendta dhe një të bronztë gjersa është shpallur edhe dy herë MVP i turneut. /Telegrafi/
Koshashënuesit më të mirë në histori të Eurobasketeve:
PAU GASOL. SPANJA: 1.105 pikë
TONY PARKER, FRANCA: 1,104
DIRK NOWITZKI. GJERMANIA: 1,052
NIKOS GALLIS, GREECE: 1,030
KAMIL BRABENEC, ÇEKOSLLOVAKIA: 948
MIKI BERKOWITZ, IZRAEL: 917
JUAN A. SAN EPIFANIO, SPANJA: 889
EMILIANO RODRÍGUEZ, SPANJA: 864
RADIVOJE KORAC. JUGOSLLAVIA: 844
JUAN CARLOS NAVARRO, SPANJA: 787
PANAGIOTIS GIANNAKIS, GREQIA 769
STANISLAV KROPILAK, ÇEKOSLLOVAKIA 769