Edhe pse në supe ka 39 vjet, qendra legjendare spanjolle Pau Gasol vazhdon karrierën në NBA.
Ish-kampioni botëror dhe tre herë kampioni i Evropës, pronari i tre medaljeve olimpike dhe dy unazave të NBA-së, ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare me Portland Trail Blazers. Pau ka fituar 218.5 milionë në 18 vitet e kaluara në SHBA gjersa për marrëveshjen e re do të fitojë 2.8 milionë dollarë.
Një prej vetëm katër lojtarëve në historinë e NBA me më shumë se njëzetmijë pikë, 11 mijë kërcimesh, 3,500 asistimesh dhe 1,500 bllokada – disa prej këtyre statistikave i ka arritur më parë edhe Kareem Abdul-Jabbar, Tim Duncan dhe Kevin Garnett.
Free agent Pau Gasol has agreed to a one-year deal with the Portland Trail Blazers, league source tells ESPN.
— Adrian Wojnarowski (@wojespn) July 24, 2019
Për Gasolin do të jetë sezoni 19-të në ligën elitare basketbollistike amerikane, ku ka luajtur për Memphis Grizzlies, Los Angelos Lakers (me të cilin ka fituar dy tituj), Chicago Bulls, San Antonio Spurs dhe Milwaukee Bucks.
Sezonin e kaluar përfundoi kontratën me Spurs dhe nënshkroi për Bucks, por luajti vetëm tri ndeshje para operimit të këmbës së majtë.
Ndryshe, Gasol sezonin e përfundoi me një mesatare modeste prej 3.9 pikësh dhe 4.6 kërcimesh, por ai nuk pret më të jetë yll, por një mentor i basketbollistëve të rinj. /Telegrafi/