Site icon Telegrafi

Patton Boggs do ta përfaqësoj Kosovën në kontestin me AXOS për PTK-në

Qeveria e Republikës së Kosovës, të martën ka miratuar vendimin për autorizimin e kompanisë amerikane “Patton Boggs” që të përfaqësoj Kosovën në kontestin me kompaninë AXOS kapital GMBH, në Tribunalin Ndërkombëtarë të Arbitrazhit, shkruan Telegrafi.

AXOS e ka paditur Qeverinë e Kosovës në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit lidhur me privatizimin e PTK-së.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se është ofruar koha kur mund të merret vendimi, i cili mund të ketë një kosto të madhe financiare.

“Sa i përket me AXOS, ne kemi pasur marrëdhënie dhe e kemi pasur të ngarkuar në të kaluarën kompaninë Paton Box, që kanë mundësinë me përfaqësuar Kosovën në këtë çështjen e AXOS-it. Pra me vazhduar përfaqësimin tonë dhe me gjet një zgjidhje me marrëveshje, që mos të na vjen një dënim që pastaj të ankohemi. Është vendim i vështirë me e marrë, ne duhet me ia besuar kompanisë Paton Box përfaqësimin tonë, se janë atje dhe janë në rrethana më adekuate me trajtuar këtë temë. Por për çfarëdo vendimi do të vendosim ne si Qeveri. Të paktën të ia japim dikujt autorizimin ta trajtoj këtë punë dhe jo veç kur të na vjen lajmi një ditë, vjen ndonjë lajm kumedit çfarë mundet me qenë i rëndë për neve dhe qytetarët e vendit.. Ne e kemi gjetur këtë temë në tavolinë. Mundësi kemi shumë pak. Mundemi fare mos me u marrë me të, me thanë se nuk është e kësaj Qeverie. Kur të na vjen dënimi s’munde mi me i ik”, tha Haradinaj sot në mbledhjen e Qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version