Telegrafi

Pattinson ka paguar me para false nga filmi në jetën reale

Regjisorët e filmit “Good Time”, vëllezërit Josh dhe Benny Safdie, kanë treguar se aktori Robert Pattinson kishte bërë një krim gjatë xhirimit të kësaj drame.

Në fakt, aktori kishte qenë shumë i fiksuar pas rolit të Connie Nikas, saqë shpesh qëndronte i veshur me kostumin e tij dhe ecte rrugëve.

Në një rast, madje ai kishte thënë se ka bërë një krim federal duke i shpenzuar paratë false.

Pattinson në rolin e Connie Nikas

“Më tha se aksidentalisht kishte shpenzuar disa qindra dollarë fals që i kishim përdorur në film”, ka thënë Josh.

“Dukeshin si para të vërteta… Ishin shumë reale”, ka treguar Benny.

Sipas tyre, Pattinson kishte hyrë në një qendër tregtare dhe kishte paguar me paratë false duke mos e ditur se me çfarë po paguan.

Më vonë e kishte kuptuar gabimin e tij, mirëpo nuk dihet nëse është kthyer për të paguar me para të vërteta. /Telegrafi/