Site icon Telegrafi

Patrullim në detin Egje, anija Butrinti shpëton gomonen me 36 emigrantë

Gjatë patrullimit në Detin Egje, anija Butrinti realizoi një operacion shpëtimi (SAR), duke i ardhur në ndihmë një gomoneje me 36 emigrantë nga Lindja e Mesme.

Mes personave të shpëtuar ishin edhe 12 fëmijë, që ishte nisur nga Çesme me destinacion ishullin e Chiosit.

Në përfundim të operacionit, emigrantët u morën nga Roja Bregdetare Turke, e cila shprehu falënderim për ndihmën e dhënë nga anija Butrinti.

Exit mobile version