Telegrafi

Patrulla e parë e qenve kundër kontrabandimit të drogës

Qentë janë trajnuar për të identifikuar udhëtarët me drogë në çanta apo në rroba, falë “erës së njohshme e cila në shqisat e tyre mbetet deri në dy orë”, ka thënë për agjencinë Xinhua një zyrtar përgjegjës për kontrabandim.

"Qentë kanë aftësi të ndjejnë erën me 100 për qind besueshmëri", ka thënë Yan Haiqun, zëvendësdrejtor i Zyrës së Pekinit për dogana dhe luftë kundër kontrabandës.

"Labrador retriverët janë të butë dhe shumë miqësorë ndaj njerëzve. Shqisa e tyre e nuhatjes është jashtëzakonisht e besueshme", ka shtuar ai.

Dy qentë, të cilët ishin pastruar para se të hipnin në aeroplan, me të cilin kanë udhëtuar të hënën nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Pekin, dhe "kanë nuhatur secilin milimetër të hapësirës nëpër të cilën kanë mundur të kalojnë udhëtarët" derisa ata po dilnin nga aeroplani në Pekin.

Ideatorët e projektit parashohin se, nësë qeni nuhat drogën, udhëtari mund të ndalet para se të lëshojë ndërtesën e aeroportit.