Patris Berisha ka reaguar për të hedhur poshtë spekulimet për një ndarje të tillë nga Tuna.
Ashtu sikurse në të kaluarën Tuna ka qenë sërish shumë e përfolur për jetën private.
Bukuroshja e cila është bërë nënë e vogëlushit, Tian, u tha se sërish ka krizë, tash me babain e djalit, Patris Berishën.
Por, Patris Berisha thotë se nuk ekzistojnë probleme të tilla në çift. Madje, ai nuk heziton ta quaj veten “burrë të përjetshëm të Tunës”.
“Unë e dua gruan time dhe jemi si asnjëherë më mirë. Nuk dua të deklarohem ekskluzivisht për asnjë media. Gjithë të mirat, Patris Berisha, burrë i përjetshëm i Tunës”, u shpreh Berisha për Express.
Patrisi dhe Tuna ka më shumë se një vit që janë në lidhje dhe janë prindër të djalit të vogël, Tianit.
Dyshja ka kohë që po shijojnë bashkëjetesën dhe faktin e të qenurit prindër, kurse ende nuk kanë folur për një martesë të mundshme. /Telegrafi/