Site icon Telegrafi

Patriotët mendjelirë: Të themelohet një gjykatë speciale

Në vazhdën e takimeve të faktorit ndërkombëtarë për krizën politike në vend, ambasadori holandez në Shkup, ëouter Plomp, është takuar me Forumin e Patriotëve Mendjelirë (FPM), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, në këtë takim është folur edhe për lirinë e mediave, dhe për raportin e Pribe.

Sipas njoftimit të FPM-së, Forumi edhe njëherë ka vërtetuar qëndrimin se vendi i Maqedonisë është në BE dhe në NATO, duke theksuar mbështetjen e marrëveshjes së Përzhinos. Forumi ka propozuar forimimin e një qeverie ekspertësh, me agjentë konkrete, por edhe themelimin e një Gjykate speciale, si mbështetje ndaj Prokurorisë Speciale Publike (PSP)./Telegrafi/

Exit mobile version